Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se urgjent duhet të rregullohet çështja e punëtorëve shëndetësorë sepse plotësimi i kërkesës për rritje prej 50 për qind të pagës do të “ulte gjakrat”.
“Nga pakënaqësitë që mund të vijnë në vazhdim nuk mund të jap përgjegjësi për shkak se mund të kalojë në anarki. Mund të qetësohemi ne si federatë por mund të ketë grupe të tjera. Në fillim të janarit duhet të ketë rritje të pagave për 50 për qind”, ka thënë Syla.
Gjithashtu para komisionit, ai ka thënë se mjekët janë ndier të ofenduar pasi kanë kuptuar se do ta deklarojnë pasurinë.
“Mjekët janë ndier të ofenduar pasi kanë dëgjuar se tash do ta deklarojnë pasurinë. Ata e kanë gatishmërinë ta deklarojnë por janë ndier shumë të paragjykuar”, ka thënë Syla.
Syla para deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar ligj i veçantë për mjekët përderisa sipas tij mjekët po luftojnë për 1200 euro deri në votim të Ligjit të Pagave.
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...