Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se sot me datë 18.09.2020 pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar Peticionin e punëtorëve shëndetësore dhe stafit mbështetës të realizuar nga data 14.09.2020.
Përmes Peticionit punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës kanë shprehur revoltën e tyre për mos realizimin e Vendimit të Qeverisë të datës 29.07.2020 me nr.05/18 për shtesën në pagë prej 300.00 euro për muajt Korrik dhe Gusht 2020.
“Peticioni është mjeti i fundit juridik i ndërmarr nga FSSHK dhe anëtarësia e gjerë drejtuar institucionit të Kryeministrit, aq më shumë kur jemi dëshmitar të deklaratave të pa qarta të Kryeministrit në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Andaj në qoftë se nuk merren seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësor dhe stafit mbështetës në drejtim të realizimit të kësaj të drejte, FSSHK ka njoftuar se nga e Hëna do të dal me veprime konkrete duke filluar nga dorëzimi i mjeteve transportuese të emergjencës, dorëzimi i mjeteve për pastrim nga ana e punëtorëve të higjienës,mos funksionimi i sistemeve teknike dhe sigurimi i objekteve shëndetësore, të gjitha këto bijnë në përgjegjësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase ne e kemi konsumuar dialogun social./arbresh.info/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates