Derisa mësimdhënësit dhe personeli mjekësor janë në grevë me kërkesë të rritjes së pagave, një rritje e tillë vlerësohet se nuk është e mundur pasi buxheti i Kosovës nuk i përballon kërkesat e grevistëve. Ndërkohë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBASHK) thonë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje të koeficientit të pagave prej 30 për qind. Kurse grevës së kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë bashkangjitur edhe ortopedët në QKUK dhe mjekët e Spitalit të Ferizajt
Anëtarja e Komisionit për Administratë Publike, Xhevahire Izmaku, ka thënë për “Zërin” se në javën e ardhshme do të mblidhet ky Komision për të shqyrtuar projektligjin për paga e me të cilin nuk janë të kënaqur mësimdhënësit. Sipas saj, procedurat për miratimin e këtij projektligji do të zgjasin së paku një muaj.
“Tek pas ditës së hënë duhet të mblidhet Komisioni dhe të punojë. Pas ditës së hënë, kur caktohet seanca, atëherë koordinohen grupet parlamentare deri në votim. Është një punë shumë e madhe që duhet të bëhet. Unë mendoj se duhet së paku edhe një muaj që të punohet vetëm në mënyrë procedurale”, ka deklaruar ajo.
Izmaku ka thënë se për mësimdhënësit ende nuk u ka ardhur ndonjë vendim për rritje të pagave. “Për personelin mjekësor ka një vendim dhe ka një rritje, për arsimin ende nuk ka ardhur një vendim”, ka shtuar ajo.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...