Mjekësia Ligjore tregon se kur përfundon ekzaminimi i katër trupave të cilët humben jetën në aksident

10:14 | 7 Qershor 2021

Deri në ora 12:00, pritet që të përfundoj ekspertiza e katër trupave të familjes Ramadani nga Shtimjan, të cilët dje humben jetën në një aksident trafiku.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një përgjigjej për Arbresh.info, ka bërë të ditur se Instituti është duke punuar më këtë raste.

“ Momentalisht janë duke u punuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Deri në ora 12:00 besoj se përfundon”, është përgjigjur Gerxhaliu.

Lidhur më këtë aksident tragjik që ka ndodhur ne Koshare të Ferizajt, kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani.

Në vendimin e kryetarit Ismajli bëhet e ditur se të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë do të pezullohen dhe të gjithë flamujt e vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara