Instituti i Mjekësisë Ligjor ende nuk e ka përfunduar raportin e ekspertizës për vdekjen e disenjatorit kosovar, Fitim Isufi, i cili vdiq tragjikisht të premten.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti për Arbresh.info, tha se ende nuk ka përfunduar ekspertiza ligjore e trupit të pajetë të Festim Isufit.
Sipas tij, rezultati i ekspertizës varet nga mjeku ligjor, i cili po bën ekspertizën dhe nëse ka nevojë për ndonjë ekzaminim shtesë, raporti vonohet.
“Jo, ende nuk ka dal raporti. Varet nga mjeku që e ka kry autopsinë, duhet ta pyes nëse ka kërkuar ekzaminime shtesë, plotësuese diçka, nëse po, atëherë ato vonohen pakë”, tha Haliti për Arbresh.info.
Ai tha se ekipi i Mjekësisë Ligjore ka qenë prezentë në vendngjarje ditën tragjike, kur është bërë tërheqja e trupit të viktimës, ndërsa policia vetëm ka asistuar në vendosjen e trupit të pajetë në kombin e IML-së.
“Policia ka ndihmuar me bart trupin, pasi trupi është vendosur të kombin e IML-së. Policia ka ndihmua me bart trupin nga banesa në kombin e IML-së. Trupi është dërguar direkt në IML” tha Haliti.
Ndryshe, Festim Isufi vdiq tragjikisht të premten rreth orës 15:00 në banesën e tij në rrugën B, ku jetonte bashkë me bashkëshorten e tij, Rina Maloku.
Ani pse bashkëshortja nuk është deklaruar zyrtarisht, raportimet e para ishin se ajo kishte arritur të ikte, pasi i ndjeri kishte tentuar ta godiste me thikë atë dhe më pas kishte goditur veten, duke marrë plagë fatale.
Festim Isufi u varros të shtunën në vendlindjen e tij në Gjilan, një ditë pas rastit tragjik/Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...