Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhequr nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që vdiq si pasojë të një aksidenti të rëndë mes katër veturave që ndodhi rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit në rrugën rajonale për në Malishevë.
Siç dyshohet viktima është një i ri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur pasi sipas policisë e cila është në vendin e ngjarjes në veturën e tij nuk është gjetur akoma ndonjë dokument identifikimi.
Përpos viktimës edhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk dihet akoma për gjendjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe prokurori kujdestar.
Nuk dihet shkaku që ka çuar deri tek ky aksident.
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...