Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.
Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:
Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
Mbani krahun e djathtë të rrugës;
Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët!”, njofton policia./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës