Mitrovicë: Shpërthejnë bombolat, lëndohen dy persona

14:51 | 21 Korrik 2015
M. A.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolave në një lokal – byrektore në qendër të Mitrovicës.

Dyqani është djegur pothuajse tërësisht ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:30 ndërsa, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë për KosovaPress, se pjesëtarët e njësiteve përkatëse ndodhen në vend ngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet.

mitro2

Shpërndaje në rrjete sociale