Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Zgjedhjet
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Mitrovicë, rastet kriminale në 2017 kanë shënuar rënie për 6.3 për qind

14:25 | 23 Janar 2018
M. A.

Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë ka prezantuar të martën raportin vjetor të punës për vitin 2017.

Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha tha se policia e Stacionit Jugor i ka kryer ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës dhe se të gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese më të mira në krahasim me vitin paraprak.

Toger Fitim Zahiti tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2017 ka shënuar rënie për 6.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 3.5 për qind.

Ai po ashtu tha se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2017 është zvogëluar për 26.6% për qind në krahasim me vitin paraprak.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me këtë rast tha se Policia po bën punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike.

“Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, ku kanë bërë që Mitrovica të jetë njëri ndër qytetet me siguri të lart në Republikën e Kosovës”, tha Bahtiri.

Ndërkaq, zëvendësdrejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Afërdita Mikullovci tha se puna e tyre shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2017 janë evidente dhe inkurajuese.

“Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70.1 për qind nuk është arritur në asnjë komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë”, tha Mikullovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

  • Mitrovicë

Lajmet më të lexuara

  • 01

    Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...

  • 02

    Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet

  • 03

    Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...

  • 04

    Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso

  • 05

    “Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...

  • 06

    Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...

Të ngjashme

  • Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

    23:25 | 10 December 2025
  • Kusari-Lila: Hipoteza e rreme se sulmi në Ibër-Lepenc ishte veprim i Qeverisë solli (mos)k...

    22:32 |
  • Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan idetë që formësuan shoqërinë dhe ...

    22:20 |
Ad Banner

Foto lajm

Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, flasin për zgjedhjet lokale

11:18 | 9 Dhjetor 2025

Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

22:50 | 8 Dhjetor 2025

Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok

16:30 | 8 Dhjetor 2025

Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës

09:51 | 8 Dhjetor 2025

“Pa flamur nuk ka atdhe”/ Nga Vlora në Prishtinë, Ansambli “Çipini” sjell emocionet e 28 Nëntorit

11:13 | 28 Nëntor 2025

Portreti i Adem Jasharit me mbi 1000 letra, i krijuar nga 16-vjecari në nder të 70- vjetorit të lindjes së heroit kombëtar

09:09 | 28 Nëntor 2025

Kolona të mëdha, bllokohet qendra dhe Veterniku në Prishtinë

17:48 | 27 Nëntor 2025

Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

10:01 | 25 Nëntor 2025

Greva e Sindikatës së Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK)

12:40 | 24 Nëntor 2025

Ndërprerja e Transporti Publik, Prishtina në kaos- Kolona të gjata me kilometra

10:49 | 24 Nëntor 2025

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 777 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2025
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store