Në Mitrovicën Veriore, rreth orës 13 e 30 ka ndodhur një aksident i rëndë, ku vozitësi ‘fluturoi’ nga shkallët që gjenden në fund të rrugës ‘Sutjeska’.
Sipas portalit Kossev, vozitësi i veturës Opel Zafira ka qenë nën ndikimin e alkoolit, derisa një kalimtar rasti është lënduar, transmeton lajmi.net.
“Vozitësi, supozohet nën ndikim të alkoolit, nga shkallët ka rënë në rrugën tjetër, te “Tre rrokaqiejt”, ka thënë zëvendëskomandanti i Policës rajonale, Besim Hoti.
Udhëtari dhe vozitësi janë dërguar në spital. Vetura ka qenë me targa të Novi Pazarit (Serbi).
Para se të ndodhte ky aksident, shoferi kishte goditur edhe disa vetura nëpër rrugën “Sutjeska”. /Lajmi.net/

Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell