Policia në Mitrovicën e Veriut e ka arrestuar të shtunën një person pasi e kishte goditur një shofer taksie.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se rasti ka ndodhur derisa viktima një shofer taksie, kryente shërbimin si taksi, ku i dyshuari, nuk ia kishte paguar shërbimin dhe pasi e kishte goditur me grusht në fytyrë ishte larguar në drejtim të panjohur. Taksisti ka pranuar trajtim mjekësor.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (N.M), 28 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar”.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, rasti është iniciuar si ‘Lëndim i lehte trupor’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Mbrëmë në Prishtinë një taksist është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...