Një rast i veprës penale vjedhje ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë. Hetuesit policor në kuadër të stacionit policor në Mitrovicë, në bashkërendim me prokurorin e rastit kanë zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit të vjedhjes.
Si rezultat i një hetimi intensiv, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të gjinisë femërore për përfshirje në vepër penale vjedhje.
“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se me datën 3 janar 2019, deri sa ishin duke punuar si punëtore pastruese në një shtëpi private kishin vjedhur një sasi ari, ku më pas e kishin shitur në një argjendari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Veprimet hetimore lidhur me rastin janë zhvilluar edhe ndaj një argjendari i cili kishte blerë mallrat e vjedhur. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale: “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarat janë liruar për procedurë të rregullt.
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...