Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me grushte në kokë një burrë dhe e ka alivanosur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe pas ndihmës së parë është dërguar në QKUK- Prishtinë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan arbresh.info
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Mitrovicë, 20.10.2021-21:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me grushte në kokë viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima është alivanosur . Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe pas ndihmës së parë është dërguar ne QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës