Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën priti në takim kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, më të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e bulevardit në këtë komunë.
Vlera totale e këtij projekti do të jetë një milion euro. Për vitin 2019 për këtë projekt, MIT-ja ka ndarë shumën prej 400 mijë euro, ndërsa shuma prej 600 mijë euro është planifikuar për vitin që vjen, në mënyrë që ky projekt të realizohet në tërësi.
Ministri Lekaj tha se ndihet mirë që kryetari Kastrati është insistues dhe korrekt në raport me nevojat e qytetarëve, duke i premtuar atij se mbështetja e MIT-së nuk do të mungojë edhe në të ardhmen për këtë komunë.
Kryetari Kastrati, e falënderoi ministrin Lekaj, për qasjen ndryshe nga qeveritë e kaluara për Kamenicën, qasje kjo edhe e Qeverisë së Kosovës, e që po vërehet edhe nga qytetarët, të cilët tashmë po e vërejnë përkushtimin e kësaj qeverie në përkujdesje për ta si qytetarë të Kamenicës.
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...