Të dielën kosovarët do të presin festën e Fitër Bajramit. Dhe si zakonisht në drekat familjare ata përgaditen më herët duke blerë kafshë të ndryshme për të ngrënë. Kafshët që blihen për këtë festë nuk dihet se sa janë të sigurta për t’u ngrënë. Këtë e pohon edhe Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinarisë.
Lamir Thaçi tha për gazetën Intro se kafshët që blihen nga qytetarët janë më të sigurta në thertoret e licensuara. Sipas tij vetëm aty mund të dihet se a janë të sigurta apo nuk janë.
“Të gjitha kafshët me ligj është e parapame që të theren tek doktorat e licencum. Dhe kur therren aty, ato kontrollohen nga veterinari, dhe veterinari e përcakton se a janë ato të sigurta, apo jo. Të gjitha kafshët që blihen duhet të shkohen tek doktorat e licensum dhe të therrën aty. Edhe me ligj është e ndalume mu therr çoftë rrugëve apo diku në hapësira të hapura. Duhet të respektohet ligji dhe t’i therrin në vende adekuate, pra në thertore të cilat janë të licensume nga Agjencia e Ushqimit”, tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...