Sot gjatë ditës Policia e Kosovës arrestoi një person të cilit iu kapën mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, i gatshëm për t’iu shitur njerëzve.
Burime të Kallxo.com të afërta me hetimet e hapura në Pejë për rastin e mishit të prishur kanë sqaruar se personat e dyshuar se copëtuan lopën e ngordhur merreshin me furnizimin e disa byrektoreve me mish, prodhimin e suxhukut dhe proshutës.
Sipas këtyre informatave, proshuta terej në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa suxhuku në njërën prej mishtoreve të njohura të Pejës.
Burimet e afërta me hetimet sqarojnë se grupi furnizonte edhe byrektoret me mish të bluar.
Kurse, Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., të cilët iu zu mbi 1 ton mish i prishur.
Kallxo.com ka siguruar disa fotografi të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.
Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...