Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se është miratuar vaksinimi kundër Covid-19 i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeçare.
Lidhur e këtë, MSH ka njoftuar prindërit se fëmijët e kësaj moshe mund të vaksinohen në pranin e tyre ose të kujdestarit ligjor, shkruan arbresh.info.
“Ministria e Shëndetësisë i njofton prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19.Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, njofton MSH.
Ministria ka bërë thirrje që personat e moshës mbi 60 vjeçare mund të vaksinohen me dozën e katërt kundër Covid-19.
“Për rikujtim: Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë. Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë; Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...