Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e ku në rend dite janë pikat e papërfunduara të seancave paraprake.
Aktualisht në Kuvend u miratuan tri projektligje.
Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.
Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.
Me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.
Opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e këtyre projektligjeve./arbresh.info/
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë