Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin.
Bulliqi përmes një shkrimii në “Facebook” u shpreh se me ambasadorin shqiptar diskutuan për një varg temash për bashkëpunimin ndërmjet Podujevës dhe Shqipërisë.
Bulliqi tha se ajo që diskutuan dhe që mendojnë që në të ardhmen të bëjnë hapa konkret është çështja e zhvillimit të agrobiznesit.
“Duke qenë një komunë kryesisht agrare dhe një komunë, e cila ka një pozitë të mirë edhe gjeografike, por edhe edhe natyrore, domethënë është një hap i rëndësishëm që mund të bëjmë, duke marrë përvoja nga Shqipëria, për arsye se atje kemi edhe një shkallë relativisht të lartë të zhvillimit të agrobiznesit. Dhe unë besoj që përvojat nga atje tek ne këtu janë shumë të mire se ardhura. Po ashtu, diskutuam për gjetjen e mundësisë së bashkëpunimit në formë të binjakëzimit me ndonjë prej komunave dhe bashkive, të cilat pak a shumë mund të përafrohen me kushtet, të cilat i ka komuna jonë, por edhe sferat tjera të bashkëpunimit.”, tha ai. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër