Numri i personave që kanë vizituar Republikën e Kosovës gjatë muajit qershore, ka shënuar rritje.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim, 60.98 për qind e vizitorëve ishin të jashtëm.
“Numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë”, thuhet në njoftim.
Vizitorët e huaj më shumë vinin nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022. Në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet tutje në njoftim.
“Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova, gjithnjë e më atraktive për turistët!”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
Për të parë atraksionet turistike në Republikën e Kosovës kliko KËTU
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...