Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, me anë të një postimi në Facebook, ka konfirmuar se sot ka pasur një aksident në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Hajdari ka shkruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, ndërsa menjëherë i ka ofruar ndihmë fëmijës, ndërsa ka njoftuar organet kompetene.
Ndërsa ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësorë, fëmiu është kthyer në shtëpi, përcjell arbresh.info.
“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”, ka shkruar ajo. / arbresh.info/
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...