Në një mbledhje të përbashkët mes Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës është diskutuar gjetja e një zgjidhje të përbashkët për ndalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytete, shkruan arbresh.info/
Në këtë takim urgjent që është mbajtur në orët e vona të ditës së hënës, është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve që vijnë nga vendet tjera në Prishtinë, parandalimi i shitjes së thëngjillit, ndalimi i përdorimit të thëngjillit në lokalet dhe në shtëpitë.
Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, në këtë konferencë ka thënë se do ta mbështes Komunën e Prishtinës në uljen e nivelit të ndotur të ajrit.
Ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do t’i dhurojë subvencione Komunës së Prishtinës për të siguruar transportin e personave që do t’i lënë veturat në parkingje jashtë Prishtinës.
“Qe nga fillimi i marrjes së punës si ministre e kam vënë në pa problemin me ndotjen e ajrit. Ne kemi filluar që disa muaj duke e bartë përgjegjësinë për të ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Të gjitha këto masa që po mirën janë pjesë hartimit të planit të ministrisë sonë. Ne po e ndihmojmë komunën e Prishtinës me subvencione për transportin urban. Me inspektoratin e komunës jemi dekoduar që këto ditë të bëjnë inspektimi e bizneseve të vogla dhe familjare që i kalojnë nivelet e ndotjes. Ndalimi i përkohshëm i thëngjillit në kryeqytet është shumë domethënës sepse në një plan afatgjatë do të shohim ndalimin e shitjes së thëngjillit nga gropat dhe kompanitë ilegale”, ka thënë Reshitaj./Arbresh.info/
Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe ministri i punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe polica është në dispozicion që të ju ndihmoj ne çdo vendim që është i bazuar në ligj për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë ministri Sefaj./Arbresh.info/
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...