Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi, i ka shkuar sot në vizitë kryetarit të komunës së Isogut, Haki Rugovës, për të parë nga afër masat e ndërmarra në luftën kundër Covid-19, si dhe situatën e përgjithshme në këtë komunë.
“Kryetari Rugova njoftoj ministren lidhur me gjendjen aktuale në komunën e Istogut, formimin e shtabit emergjent dhe gjitha masat preventive që janë marrë në komunën e Istogut për parandalimin e virusit COVID 19, po ashtu kryetari Haki Rugova shprehu falënderimin e tij ndaj MAPL-së për projektet e përbashkëta që kanë realizuar deri më tani dhe shprehi gatishmërinë e tij për fillimin e realizmit të projekteve të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës së Istogut.
“Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi,ofroj përkrahjen dhe mbështetjen e saj për komunën e Istogut për luftimin e virusit dhe përgëzoj kryetarin Rugova për masat e marra për luftimin dhe parandalimin e COVID 19 në komunën e Istogut. Po ashtu ministrja shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim me komunën e Istogut për realizmin e projekteve të përbashkëta”, përfundon njoftimi.

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten