Ministrja e Arsimit Arbërie Nagafci u ka uruar suksese maturantëve që sot do ti nënshtrohen provimit të maturës.
“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore!
Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës”, ka shkruar Nagafci në Facebook.
Ndër të tjera ajo tha se nga ana e ministrisë do të kenë gjithmonë mbështetje dhe kërkoi që në këtë provim të japin më të mirën nga vetja.
“Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju.
Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja”, tha ministrja Nagafci.
Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtron sot provimit të maturës, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.
Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...