Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian (BE) me Kosovën, z. Luigi Brusa me të cilin diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit.
Një nga sferat më të rëndësishme të bashkëpunimit, është ngritja dhe aftësimi i kuadrit, theksoi Ministrja Hoxha, në takim me z. Brusa.
“Një nga programet më të frytshme të këtij bashkëpunimi me BE-në, është ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe shembull për këtë është Skema Young Cell, e cila ka zgjuar interesim të madh në mesin e të rinjve. Programi ka dëshmuar vlefshmëri për institucionet, duke u bërë nivel i lakmueshëm për të rinjtë dhe integrimin e tyre në institucione pas shkollimit. Ne kemi edhe shumë projekte të cilat, përafrojnë vendin tonë me vlerat evropiane, nëpërmjet fondeve të IPA-s, dhe fondet tjera për procesin integrues”, potencoi Ministrja dhe shtoi se ne me përkushtim jemi duke zbatuar MSA-në, Reformat nga Agjenda Evropiane dhe reformat tjera.
Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, z. Luigi Brusa, vlerësoi lart përkushtimin e Ministrisë për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s, duke rikonfirmuar gatishmërinë e asistencës për programet e rëndësishme në procesin integrues.
Ministrja Hoxha dhe Z. Brusa u dakorduan që të intensifikohet dinamika e zbatimit të MSA-së, ERA-s dhe projekteve të financuara nga BE-ja të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...