Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit, transmeton arbresh.info
Me këtë rast, duke shënuar ditën e Holokaustit, Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social se “përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore.
Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet.”
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK