Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar për Express se Parlamenti Europian sot voton për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministrja Hoxha ka thënë për Gazetën Express se votimi në Parlamentin Europian nis në orën 12:00 deri në orën 13:00 për shumë pika.
Edhe eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon është shprehur optimiste se sot Parlamenti Evropian do votojë në favor të Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, gjithashtu potencoi se secili hap është më i vështirë tani se tjetri në rrugën drejt liberalizimit dhe integrimit europian.
“Duhet të presim sepse tani secili hap është më i vështirë se tjetri dhe më asgjë nuk është në dorën tonë”, tha Hoxha.
Hapat e mëtejmë, nëse votohet në Parlamentin Europian liberalizimi i vizave, Hoxha tregoi se janë disa hapa para se të arrihet në grupin punues, i cili do të formohet nga Komisioni, Parlamenti si dhe Këshilli. Ky grup punues është më 17 shtator.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”