Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përkujtuar Adem Demaçin në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se vepra e Demaçit do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri.
“Rezistenca aktive dhe lufta për çlirim ishin ide të mishëruara tek Adem Demaçi, prijësi i popullit të Kosovës ndër dekada.
Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim. I pa nënshtruar, i pa devijuar nga synimet dhe idealet e tij, ai do të mbetet i paharrueshëm. Vepra e Bacës Adem do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të na shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri. Adem Demaçi na mësoi se uniteti dhe vendosmëria e një populli janë armët më të fuqishme kundër çdo armiku, çdo shtypje, dhe kundër çdo padrejtësie. I përjetshëm qoftë kujtimi për Adem Demaçin! Lavdi!”, shkroi Haxhiu./Arbresh.info
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...