Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit janë deklaruar para mediave.
Ministrja Gervalla tha se, Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.
“Jam shumë e kënaqur që mund të them që bashkëpunimi ynë me Austrinë është i ngushtë dhe pozicionet tona janë shumë të afërta. Homologun tim, e falënderova gjithashtu për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, jo vetëm në BE, por edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë, e në këtë rast edhe Kosovës”, tha ajo.
Tutje Gërvalla ka theksuar që vizita e fundit e kancelarit austriak në Kosovë, e ka nënvizuar edhe njëherë këtë miqësi të ngushtë.
“Mbi të gjitha, angazhimi i vazhdueshëm për Kosovën i Austrisë dhe këtu duhet veçuar kontributi i mikut tonë Schallenberg edhe jashtë këtyre vizitave, gjatë bisedimeve në BE, në Këshillin e Evropës dhe në vende tjera rreth Kosovësdhe rajonit tonë. Së bashku jemi në Procesin e Berlinit, i theksuar në mënyrë të veçantë edhe gjatë vizitës javës së kaluar të kancelarit gjerman Scholz, i cili është kthyer në një proces të domosdoshëm për afrimin me BE-në dhe në të cilin Austria luan një rol të veçantë për shkak të njohurive të gjera dhe të thella rreth rajonit dhe marrëdhënieve të mira me rajonin tonë”, tha Gervalla./arbresh.info/
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...