Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam si dhe atë të Lituanisë, Eduardas Borisovas, me të cilët bashkëbisedoi rreth marrëdhënieve diplomatike dhe rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave inovative në qeverisje dhe zhvillim ekonomik.
Gjatë takimeve të ndara me dy ambasadorët Gërvalla foli rreth progresit të Republikës së Kosovës në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Me ambasadorin lituanez, Gërvalla foli edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duke shprehur nevojën e domosdoshme të koordinimit ndërshtetëror në ndërmarrjen e masave preventive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknologjike ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin me ambasadorin nga Malajzia. /Arbresh.info/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...