Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është nisur për Austri, ku do të marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili përfshin përveç Austrisë dhe gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor edhe Italinë, Kroacinë, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë dhe synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së.
Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...