Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ka pritur ambasadoren e Republikës së Kroacisë , Danijela Barišić.
Situata aktuale në Kosovë, plani dhe aktivitetet e MAPL-së, situata në vetëqeverisje lokale janë vetëm disa nga temat e diskutimit gjatë takimit midis ministers, Redžepi dhe ambasadores, Barišić.
Në fillim të takimit, ministrja falënderoi ambasadoren Barišić dhe shtetin kroat për angazhimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
Ministrja gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për vetëqeverisje lokale, veçanërisht komunat në të cilat jetojnë komunitetet jo-shumicë.
“Domosdoshmërshit kemi nevojë për mbështetjen e Kroacisë përmes projekteve të ndryshme të BE-së për komunat tona, projekte që lidhen me zhvillimin rural, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, etj. Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian dhe ka njerëz ekspertë në institucionet e Parlamentit Evropian dhe çdo lloj ndihme është më se e nevojshme për ne,” tha ministrja Redžepi.
Ambasadorja Barišić ka informuar ministren Redžepi për përkushtimin e Kroacisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së dhe organizimit të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës dhe nismat që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
Bashkëbisedueset ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë./arbresh.info/
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...