Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot, në një takim njohës, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Ambasadës së Gjermanisë në vendin tonë.
Ambasadori gjerman Heldt fillimisht i shprehu urimet më të përzemërta ministres Dumoshi për marrjen e detyrës së re. Ai foli për kulturën dhe rininë si dy fusha mjaft të rëndësishme për vendin tonë duke mos harruar edhe fushën e sportit, e cila ka një status dhe rëndësi të veçantë.
Ambasadori Heldt, me këtë rast, ka vënë theksin te rinia duke thënë se ambasada gjermane do të mbështesë rininë e Kosovës përmes projekteve të ndryshme.
Ministrja Dumoshi dhe ambasadori Heldt vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve. Ajo e falënderoi atë për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer që ka dhënë ambasada gjermane për Kosovën. Po ashtu, ministrja Dumoshi e njoftoi ambasadorin Heldt për politikat dhe planet e MKRS-së për zhvillimin e kulturës në vend dhe promovimin e diversitetit kulturor.
Ministrja Dumoshi e ambasadori Heldt u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe angazhimit në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi, e veçanërisht në avancimin dhe integrimin e rinisë në jetën institucionale e shtetërore të Kosovës.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...