Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj -Stublla, sot bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vauçiq, nuk ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për të vizituar Republikën e Kosovës.
“Gjithsesi, në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Washington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë”, ka thënë kryediplomatja e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, raporton arbresh.info.
Bazuar në marrëveshjen për vizitat zyrtare e arritur në Dialogun e Brukselit më 14 nëntor 2014, zyrtarët serbë janë të detyruar që të bëjnë kërkesat me shkrim rreth vizitave të tyre në Republikën e Kosovës.
“Kërkesa duhet parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek Zyra jonë Ndërlidhëse në Serbi, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pika 2/a e marrëveshjes e saktëson se për grupin e parë të zyrtarëve (që përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat, kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes) kërkesa duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Komunikatë për Medie
Ministrja Haradinaj Stublla: Edhe sikur të kishte kërkesë për lejimin e vizitës së Vuçiqit në Kosovë, ajo do të konsiderohej provokuese dhe kundërproduktive, dhe si e tillë e parealizueshme
Prishtinë, 26 gusht 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, njoftoi të mërkurën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vauçiq, nuk ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për të vizituar Republikën e Kosovës.
“Gjithsesi, në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Ëashington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë”, ka thënë kryediplomatja e Republikës së Kosovës.
Bazuar në marrëveshjen për vizitat zyrtare e arritur në Dialogun e Brukselit më 14 nëntor 2014, zyrtarët serbë janë të detyruar që të bëjnë kërkesat me shkrim rreth vizitave të tyre në Republikën e Kosovës.
Kërkesa duhet parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek Zyra jonë Ndërlidhëse në Serbi, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pika 2/a e marrëveshjes e saktëson se për grupin e parë të zyrtarëve (që përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat, kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes) kërkesa duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara.
Ministrja Haradinaj Stublla duke potencuar se Kosova mbetet e përkushtuar si palë konstruktive në avancimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit në rajon, ka kujtuar se Kosova dhe resurset e saj natyrore janë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, prandaj nuk do të bëhen asnjëherë plato e defilimeve provokuese për të tentuar avancimin e interesave që i përkasin shekullit të kaluar.
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën