Me urimin për qytetarët e Kosovës me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur takimi mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Mariya Gabriel.
Në rrafshin e marrëdhënieve të fuqishme bilaterale mes dy shteteve, Gërvalla dhe homologia e saj Gabriel diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik.
Situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...