Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është përtej skandalit diplomatik ekspozimi i qëllimshëm i librave shovinistë.
Kjo për shkak se në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me komisionierin për zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi, në zyrën e të cilit është parë edhe libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” i një autori serb që si duket zyrtarit evropian ia ka bërë dhuratë Vuçiq.
“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane”, shkroi Haradinaj.
Tutje, ajo tha se projeksione të tilla kanë vdekur bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këtë duhet t’a ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme. Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”, shtoi Haradinaj.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic