Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.
Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Republika e Kosovë është lidere në Ballkanin Perëndimor, përcjell Arbresh.info.
Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon.
Gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër