Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot do të marrë pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë.
Sipas njoftimit, nën udhëheqjen e Ministrit Tajani do të mbahen dy sesione ku temë kyçe do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe kontributi i sektorit privat në këtë proces, perspektiva e bizneseve italiane.
“Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.
Në vazhdën e Ministerialit WB6 në Romë, Ministrja Gervalla do të takojë homologun e saj për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë./Arbresh.info/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...