Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ia ka shkruajtur gabim emrin shkrimtarit Ismail Kadaresë, i cili vdiq të hënën në mëngjes në moshën 88-vjeçare.
Në një postim në “X” në gjuhën angleze, Gërvalla emrin Ismail e ka bërë Ismael, teksa e ka kujtuar atë.
“Ismael Kadare nuk ishte vetëm gjigant në botën e letërsisë, kandidat serioz për çmimin Nobel. Por me zbërthimin e diktaturës ai na ndihmoi neve që t’i rezistojmë shtypjes brutale. “Piramida” është kryevepër”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info/

Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...