Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, ju bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyejnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të Koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e Koronavirusit.
Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare. /arbresh.info/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...