Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë publikuar Udhëzimin e ri Administrativ për gjobat mandatore.
Udhëzimi me gjobat e reja sipas Bajram Kadriut, zyrtar në MMPH ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.
Gjobat me të cilat ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara janë nga 5 deri në 100 euro dhe ato do të nisin të shqiptohen pas 7 ditësh.
Këtë sipas Kadriut do ta bëjnë inspektorët e MMPH-së, të komunave si dhe Policia.
Shqiptimi i gjobave do të bëhet në vendin e ngjarjes dhe në rast se shkelësi i ligjit nuk paguan atëhere lënda shkon në gjykatë. Mirëpo në këto rast gjoba pesëfishohet pavarësisht se sa është ajo.
Kadriu mnëjherit ka kërkuar nga qytetarët respektim të Ligjit sepse nuk do të ketë falje për askënd.
Madje sipas tij do të gjobiten edhe ata që hulumtojnë nëpër kontejnerë.
Për vetëdijësimin e qytetarëve MMPH ka nis shpërndarjen e fletushkave nëpër të gjitha qytetet e vendit./Arbresh.info
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...