Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim të kadetëve të rinj, të cilët do të studiojnë në disa qendra universitare.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur nga data 3 qershor deri më 17 qershor për të gjithë të interesuarit nga mosha 18 deri 22 vjeç (përveç për studimet në Turqi kandidati nuk duhet t’i ketë mbushur 21 vjet).
“Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve të cilët do të studiojnë në këto qendra universitare: 1.Qendra për Studime Universitare e FSK-së; – Universiteti Amerikan në Kosovë; 2.Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake; – Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes – Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes – Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes 3.Republika e Turqisë; -Akademia Ushtarake Tokësore – Akademia Ushtarake Mjekësore; 4. Republika e Kroacisë – Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit; – Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak”, thuhet në njoftim.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...