Ministria e Mbrojtjes sot do të organizojë konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë.
Sipas njoftimit për media, konferenca fillon nga ora 10:00, dhe mbahet në Prishtinë, transmeton Arbresh.info
Temat që do të trajtohen janë: mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike.
“Qëllimi i kësaj konference është të eksplorojë strategji inovative, të ndajë praktikat më të mira dhe të forcojë bashkëpunimin në përballimin e sfidave të përbashkëta. Gjithashtu, kjo konferencë synon të nxisë dialogun dhe të ndërtojë ura mes perspektivave të ndryshme për të identifikuar rrugët më efektive drejt rritjes së qëndrueshmërisë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj: të sigurisë, ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...