Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.
“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.
“Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme”.
“Ministri Lumir Abdixhiku, i cili që nga mbrëmë është në përcjellje të situatës nga afër, u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”.
Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të MIT, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914.
Mashtrime me call center/ SPAK ndalon 8 persona në Tiranë, 3...
Hadëgjonaj vazhdon formën e mirë, realizon gol ndja Fenerbah...
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën...
32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...
Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rrez...
Muçi sërish vendimtar në fitoren e Trabzonsporit