Rruga që të shpie në qendrën e skijimit në Brezovicë është akoma e mbyllur. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas MIT, në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet që kanë filluar nga mëngjesi.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga mëngjesi i ditës së sotme (e diele, 26.05.2019), ka filluar asfaltimi i rrugës rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit). Ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 20:00. Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e MIT.
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës