Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mban sot konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”.
Konferenca do të filloj nga ora 09:00 në Hotel Emerald.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra për Komunikim e MF, përcjell arbresh.info.
Në konferencë do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Konferenca organizohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Prishtinë.
Rendi i ditës:
08:30-09:00 – Regjistrimi i pjesëmarrësve
09:00-09:10 – Hapja e konferencës
09:10-09:20 – z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
09:20-09:30 – znj. Nasrin Pourghazian, Udhëheqëse për Bashkëpunim në Zhvillim, Ambasada e Suedisë në Prishtinë
09:30-10:30 – Prezantim: “Kushtet e punës në Kosovë”, Iniciativa Kosovare për Stabilitet “Hulumtimet e rrjetit të juristëve të rinj”, LENS
10:30-10:45 – z. Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës
10:45-11:00 – z. Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës
11:00-11:15 – z. Blerim Murtezi, Koordinator i ILO-së për Kosovë
11:15-11:20 – Mbyllja
11:20-13:00 – Dreka/arbresh.info/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...