Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala, ka bërë të ditur se Ministria e Financave ende nuk ka ndarë mjetet buxhetore të kërkuara nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, Buzhala tha se kanë qenë në komunikim me zyrtarë të Ministrisë së Financave, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje të qartë.
“Kemi kontaktuar me ta, na kanë thënë se do të na njoftojnë sapo të kenë informacione konkrete. Deri tani nuk kemi asgjë konkrete për buxhetin e miratuar nga KQZ-ja”, deklaroi ai gjatë mbledhjes.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...