Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha projekti shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim, teksa e quajti këtë vit ‘si fantastik në aspektin e energjisë’.
“Viti 2024 ka qenë fantastik për energjinë në Kosovë. Sot po nënshkruajmë marrëveshjen me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës”, tha Rizvanolli
Rizvanolli theksoi se kanë paraparë në këtë projekt një komponent të partneritetit publiko-privat.
“Ky është një shembull që do të ndiqet edhe në projektet tjera në të ardhmen, është mënyrë që në rast të krizave që mund të përjetojmë të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në publike për të ndërhyrë më lehtë”, tha tutje Rizvanolli.
Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional, IFC, Nicolas Marquier deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë./eo
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...