Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti sot zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, Osman Shukriu, me të cilin bisedoi për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe te mërgimtarët, si dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen.
Daci përmendi marrëveshjet e bashkëpunimit me Shqipërinë për diasporën, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar, si në arsim, po ashtu edhe në fushën e kulturës, pastaj foli për furnizimin me libra atje ku ka mungesë të tyre, për rritjen e numrit të mësuesve në shkollat shqipe, si dhe për bashkëpunimin që kanë edhe me ministrin për diasporë në Maqedoni, etj.
Ai i njoftoi përfaqësuesit e kësaj agjencie se së shpejti i dhe MDIS- i do ta lansojë platformën “online”, përmes së cilës do të mund të merren informata për diasporën, arsim e kulturë.
Sa u përket investimeve strategjike, Daci tha se prioritet i MDIS-it është tërheqja e investimeve nga diaspora.
“Në këtë kontekst, ka të interesuar për të investuar në Kosovë, por edhe nga të huajt, sidomos në miniera”, tha ai.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, Osman Shukriu, njoftoi zëvendësministrin Daci për vizitat e zhvilluara me diasporën në Amerikë, Australi e Kanada, për furnizimin e shkollave shqipe me libra, si dhe për sfida me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë, si pajisja me dokumente identifikimi.
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë