Ministria e Bujqësisë ka reaguar për çështjen e mbështetjes së fermerëve.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbështetjen e sektorit të bujqësisë që nga viti 2008 e deri më tani e realizon në kuadër të dy programeve, Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte – Subvencione, të cilat hartohen duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe në Plotësim-Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe në udhëzimet administrative.
Ministria thekson se i gjithë procesi për mbështetjen e fermerëve në kuadër të këtyre programeve, që nga shpallja e thirrjeve dhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve për grante dhe subvencione bëhet bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program, të cilat çdo vit publikohen në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në atë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Po ashtu, AZHB-ja e bënë edhe informimin e fermerëve përmes mesazheve dhe vendimeve me email, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin.
Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve, MBPZHR-ja njofton se ka rënë edhe numri i ankesave të fermerëve të adresuara në MBPZHR dhe AZHB lidhur me procesin e përfitimit të subvencioneve dhe granteve investive.
“Prandaj, këto procese dhe mbarëvajtjen e ndarjes së mbështetjes financiare për fermerët nuk mund ta njollos asnjë tendencë politike, përkundër përpjekjeve paraelektorale që subjektet politike mund t’i kenë”, thuhet në njoftim.
MBPZHR-ja ka qenë dhe është e hapur gjatë gjithë kohës në shërbim të fermerëve dhe palëve tjera me interes, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ku kjo është dëshmuar shumë herë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të granteve është bërë në mënyrë të hapur edhe para mediave dhe shoqërisë civile.
Krahas kësaj, të gjitha listat e përfituesve të subvencioneve dhe granteve investive çdo vit bëhen publike në ueb-faqen e ministrisë dhe AZHB-së, ku kanë qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
MBPZHR-ja mbetet e përkushtuar për rritjen e transparencës me qëllim të informimit të publikut në çdo kohë për të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen financiare për sektorin e bujqësisë. /arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit